Yamolenko: Po vriten njerëz në vendin tim, momenti ta ndalni këtë marrëzi

03 mars 2022 | 11:31

Ylli i West Ham, Andriy Yarmolenko ka reaguar ashpër për luftën që po zhvillohet ën ukrainë, në vendin e tij. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ai ka kërkuar reagim nga të gjithë për këtë masakër që po zhvillohet.

“Jam Andriy Yarmolenko, përfaqësues ukrainas. Jam lindur në St Petersburg, por jam rritur në Ukrainë dhe e konsideroj veten 100 për qind ukrainas. E kam një pyetje për sportistët rusë? Djelmosha, përse jeni ulur si të çmendur dhe nuk thoni asgjë? Në vendin tim po vriten njerëz, po vriten gra, po vriten nëna, po vriten fëmijët tanë. Mirëpo ju, nuk po thoni asgjë, nuk keni komente”, ka thënë Yamolenko.

“Ju lutem, e dini se çfarë do të ndodhë nëse të gjithë ju u demostroni njerëzve se çfarë realisht po ndodh në vendin tim. I njoh shumë prej jush dhe të gjithë më keni thënë ‘nuk duhet të ndodhte kështu’. Ju e dini se presidenti i juaj po sillet në mënyrë të tmerrshme. Ju e keni influencën e njerëzve, ju lutem. Tani është momenti demostroni forcën e juaj. Faleminderit për vëmendjen. Lavdi Ukrainës”, ka shtuar Yamolenko.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka…