Yee në Ballkan për të disiplinuar Dodikun dhe për të bërë presion mbi Serbinë për Kosovën

10 janar 2018 | 15:24

Emërimi i ekspertit të Ballkanit, Hoyt Brian Yee, nga presidenti amerikan, Donald Trump, si ambasador në Sarajevë mund të jetë bërë për të disiplinuar presidentin e Republikës Srpska, Millorad Dodik dhe atij të Bosnjës, Bakir Izetbegoviq.

Sipas kësaj medie, tjetër arsye mund të jetë presion ndaj Serbisë në lidhje me Sarajevën, Kosovën dhe për politikën ndaj Rusisë, shkruan “lajmi.net”, raporton “Blic”-i serb.

Dje Yee ka dhënë dorëheqje si zëvendësndihmësisekretarit të Shtetit për Evropë dhe Çështjet e Evropiane. Karrierat e tij do të vazhdojë në diplomaci dhe tani pozita e tij është ambasador në Sarajevë.

Andaj ky medium ka konkluduar se ardhja e tij në Bosnje dhe Hercegovinë nuk do të jetë pa ndikim mbi Serbinë në lidhje më marrëdhëniet mes Beogradit dhe Banja Llukës, qëndrimet ndaj Kosovës, ndikimit të Rusisë në Serbi e të tjera.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shteti i Kosovës zë vendin e parë në Ballkan sa…