YIHR me aksion simbolik në kërkim të fatit të personave të pagjetur
27 prill 2018
| 21:50
Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (YIHR), mbrëmjen e së premtes ka organizuar një aksion simbolik në kujtim të personave të pagjetur që nga periudha e luftës së fundit në Kosovë.
Të rinjtë kanë performuar me piano dhe violinë në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë, gjersa në një ekran të vendosur pranë tyre janë shfaqur emrat e mbi 1600 personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Shumica e të zhdukurve janë shqiptarë ndërsa ka edhe romë dhe serbë për fatin e të cilëve ende nuk dihet.