YIHR: Më 22 janar do të hapet Muzeu i Fëmijëve të Luftës

14 janar 2025 | 07:49

Më 22 janar do të hapet Muzeu i Fëmijëve të Luftës.

Ceremonia do të mbahet me fillim nga ora 18:00.

“Kjo nismë është e përkushtuar për të ruajtur kujtimet e fëmijërisë gjatë luftës në Kosovë, duke siguruar që përjetimet personale të luftës të mos harrohen. Në këtë ngjarje do të hapim ekspozitën e parë të Muzeut “Fëmijëria e Ndërprerë” e cila zbërthen një rrugëtim të fshehjes, të ikjes në kushte ekstreme, të përballjes traumatike me humbjen dhe vdekjen, si dhe të situatës së krijuar pas përfundimit të luftës”, thuhet në njoftimin e Nismës së të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – YIHR.

 

.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesi i Shoqërisë Civile, Albert Krasniqi, vlerëson se kryeministri Kurti…