Yjet e futbollit përcjellin Mino Raiola-n në banesën e fundit
Super agjenti i futbollit, Mino Raiola është përcjellë për në fundit këtë të enjte. 54-vjeçari u nda nga jeta pesë ditë më parë, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë e cila i kishte prekur mushkritë.
Vdekja e tij tronditi botën e futbollit. Yjet më të mëdhenj të futbollit u mblodhën në Monte Carlo për t’i dhënë Raiola-s lamtumirën e fundin.
Erling Haaland, Zlatan Ibrahimovic, Marco Verratti, Gianluigi Donnarumma, Matthijs de Ligt, Cesc Fabregas, Pavel Nedved e shumë figura të tjera ishin të pranishëm në funeralin e italiano-holandezit.
Ndarja nga jeta e Raiola-s ka vënë në pikëpyetje të ardhmen e shumë lojtarëve që përfaqësoheshin nga ai. Madje po përgatitej një mega lëvizje monetare këtë verë me transferimin e Haaland-it.
Megjithatë, “Sportsmail” ka zbuluar se Raiola, i cili ndërmjetësoi disa nga transferimet më të mëdha në futboll, ka lënë planet për të ardhmen e klientëve të tij. /Albanianpost.com