
Yjet e Kosovës urojnë 17-vjetorin e Pavarësisë
17 shkurt 2025
| 14:55
Kosova shënon sot 17 vjetorin e Pavarësisë.
Me këtë rast, edhe yjet e kombëtarës në futboll, Vedat Muriqi, Edon Zhegrova, , Valon Berisha dhe Mërgim Vojvoda, uruan për këtë festë të madhe në Instastory.
“Urime dita e pavarësisë Kosovë”, shkroi futbollisti i Lille, teksa ishte i mbështjellë me flamur në foto, ndërsa postimit ia përcolli edhe një flamur të Kosovës dhe një zemër të kuqe.
“Urime dita e Pavarësisë së Kosovës”, shkroi “Pirati”, duke e shfaqur edhe flamurin e shtetit të Kosovës.
“Urime të gjithë popullit shqiptar”, shkroi Vojvoda në “Instagram”.
Të njëjtin postim dhe futbollisti i LASK Linz, Valon Berisha.