Yjet heqin palltot dhe dalin vetëm me bikini e çizme
09 nëntor 2020
| 11:33
Kohë pas kohe në rrjetet sociale publikohen sfida dhe trende të ndryshme, të cilat i pranojnë emrat e njohur.
Ndërsa një prej trendeve më të reja është pozimi i femrave të njohura nga bota e argëtimit vetëm me bikini dhe çizme.
Këtë stil të ri e udhëheqin emra, si bukuroshja Rhian Sugden e personaliteti televiziv, Kim Kardashian.
Ndërkohë që në ditët e ftohta rëndom kombinohen pallto të ndryshme me pantallona, këto femra kanë zgjedhur të zhvishen.
E gjitha kjo si pjesë e modës dhe dukjes atraktive, me të cilën gjithmonë mund të krenohen edhe Kendall Jenner e Georgia Harrison.