Yjet italianë, të ftuarit e Gugës në këtë rrugëtim 10 vjeçar
Tashmë është konfirmuar se edicioni i 10-t i spektaklit “Krishtlindje ne Tirane 2024” do të sjell një emër të madh të muzikës italiane, kantautorin e mirënjohur Alan Sorrenti. Siç është bërë traditë, spektakli i Krishtlindjeve do të transmetohet për të gjithë teleshikuesit në televizionin kombëtar Klan Plus. Këtë edicion të 10-t, producenti Sokol Guga do i jap një vëmëndje të veçantë edhe fëmijëve, ku do të ketë një “gërshetim” brezazh.
Ndër vite ky spektakël ka sjell emra të njohur të artit italian si: kantautori Giuseppe Povia (fitues i Sanremo 2005) aktoren e madhe italiane Ornella Muti, këngëtarin aq të dashur për shqiptarët Albano Carrisi, ish Miss Italia e aktoria Maria Grazia Cucinotta, e tashmë në këtë edicion jubile vjen i ftuar specialë kantautori italian Alan Sorrenti. Këtë vit priten shumë surpriza për publikun, duke patur të ftuar specialë edhe dy artist grek të cilët do të ndezin atmosferën në sallë. Krishtlindje në Tiranë është i vetmi program artistik televiziv që transmetohet për të gjithë shqiptarët natën e Krishtlindjeve, datë 25 Dhjetor.
Duket se producenti Guga, nuk ka të ndalur në rrugëtimin e tij artistik, ndaj i urojmë suksese në këtë 10 vjetor.