Yjet kërkojnë largimin nga Kina, shkak “Coronavirusi”

30 janar 2020 | 16:57

Një epidemi e rëndë ka tronditur Kinën dhe jo vetëm. Bëhet fjalë për “Coronavirusin”, që ka marrë jetën e 170 personave dhe duke alarmuar një pjesë të madhe të popullsisë.

Në Kinë ka një shtetrrethim pasi kërcënimi nga virusi vdekjeprurës është shumë i madh. Sipas asaj që raportojnë mediet italiane, kjo gjendje alarmante ka ndezur edhe merkaton në Evropë gjatë orëve të fundit.

Shumë emra të njohur si Oscar, Paulinho, Dembele, Carrasco, Hulk, Hamshik apo Fellaini janë duke menduar seriozisht largimin e tyre nga Kina dhe për t’u rikthyer sërish në Evropë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shënohet rasti i parë i humbjes së jetës nga gripi…