
Yjet që do të mungojnë në Kupën e Botës, ‘Marca’ përfshin edhe Vedat Muriqin
Siç ndodh zakonisht, edhe në Kupën e Botës së këtij viti do të mungojnë shumë emra të njohur të futbollit, të cilët nuk kanë arritur që me kombëtaret e tyre të marrin “vizën” për në Katar.
Erling Haaland, Zlatan Ibrahimoviq, Marko Verratti, Mohamed Salah e plot të tjerë Botërorin do ta shijojnë në cilësinë e shikuesit.
“Marca” ka zgjedhur disa lojtarë nga disa shtete që nuk marrin pjesën në këtë kampionat botëror. Këta lojtarë vijnë nga Italia, Norvegjia, Egjipti, Maroku, Kili, Kolumbia, Skocia, Nigeria, Ukraina, Turqia.
Në mesin e tyre është edhe Vedat Muriqi nga Kosova, që ka zënë vend në këtë listë të mediumit prestigjioz spanjoll. Më së shumti yje në këtë listë ka Italia, që është edhe vendim më i njohur që mungon në këtë Botëror.
Lista e futbollistëve
Erling Haaland (Norvegji)
David Alaba (Austri)
Mohamed Salah (Egjipt)
Martin Odegaard (Norvegji)
Zlatan Ibrahimoviq (Suedi)
Jan Oblak (Slloveni)
Luis Diaz (Kolumbi)
Riyad Mahrez (Algjeri)
Marco Verratti (Itali)
Gianluigi Donnarumma (Itali)
Nicolo Barella (Itali)
Federico Chiesa (Itali)
James Rodriguez (Kolumbi)
Radamel Falcao (Kolumbi)
Andrew Robertson (Skoci)
Scott McTominay (Skoci)
Victor Osimhen (Nigeri)
Wilfred Ndidi (Nigeri)
Alexander Isak (Suedi)
Emil Forsberg (Suedi)
Franck Kessie (Bregu i Fildishtë)
Giorgi Mamardashvili (Gjeorgji)
Alexis Sanchez (Kili)
Claudio Bravo (Kili)
Arturo Vidal (Kili)
Pierre Emeryck Aubameyang (Gabon)
Miguel Almiron (Paraguai)
Vedat Muriqi (Kosovë)
Oleksandr Zinchenko (Ukrainë)
Mykhailo Mudryk (Ukrainë)
Stefan Saviq (Mali i Zi)
Hakan Calhanoglu (Turqi)