Yjet që morën pjesë në dasmën e Britney Spears me partnerin 12 vite më të vogël

10 qershor 2022 | 11:27

Pas pesë vitesh bashkë, Britney Spears dhe Sam Asghari u martuan zyrtarisht të enjten mbrëma. Ceremonia e çiftit të famshëm u mbajt në shtëpinë e këngëtares së famshme në Thousand Oaks, Kaliforni.

Ceremonia e së enjtes ishte e mbushur me yje si Paris Hilton, Drew Barrymore, Donetalla Versace dhe Madonna.

Mediat e huaja shkruajnë se 40-vjeçarja kishte veshur një fustan nusërie të personalizuar, i cili ishte krijuar nga ikona e legjendës së modës, Donetalla Versace.

Sipas E! News, këngëtarja e shumë hiteve kishte zgjedhur bizhuteri nga Stephanie Gottlieb dhe grimi i saj ishte nga Charlotte Tilbury.

Nga ana tjetër “People” shkruan se Britney shkoi drejt altarit me këngën hit të Elvis Presley-t, “Cant’t Help Fallin in Love”, përpara 60 të ftuarve.

Por në dasmën e Spears me 28-vjeçarin nuk ishin të pranishëm dy djemtë e saj, mamaja, babai dhe motra. Thuhet se ishte vetëm vëllai i saj, Bryan.

Yjet që morën pjesë në dasmën e Britney Spears meYjet që morën pjesë në dasmën e Britney Spears meYjet që morën pjesë në dasmën e Britney Spears meYjet që morën pjesë në dasmën e Britney Spears meYjet që morën pjesë në dasmën e Britney Spears meYjet që morën pjesë në dasmën e Britney Spears meYjet që morën pjesë në dasmën e Britney Spears meYjet që morën pjesë në dasmën e Britney Spears meYjet që morën pjesë në dasmën e Britney Spears meYjet që morën pjesë në dasmën e Britney Spears meYjet që morën pjesë në dasmën e Britney Spears me

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, dhe drejtori…