Ylber Ramadani konfirmon bisedimet me Interin
Mesfushori i Lecces dhe Kombëtares së Shqipërisë, Ylber Ramadani ka konfirmuar se ka zhvilluar bisedime me drejtorin e Interit, Piero Ausilio. Ish-futbollisti i Ferizajt ka bërë me dije gjithashtu se është endërr e tij që të vesh fanellën e Interit.
27-vjeçari mbërriti në skuadrën e Lecces këtë verë nga Aberdeen në një marrëveshje me vlerë vetëm 1.2 milionë euro. Ai nënshkroi një kontratë trevjeçare me një opsion për të katërtin. Ramadani ka bërë përshtypje në muajt e parë të aventurës së tij në Itali, duke luajtur mbi 1100 minuta në 13 ndeshje në Serie A dhe Coppa Italia.
Deri më tani, ai ka dëshmuar aftësitë e tij si një mesfushor i fortë mbrojtës. “Ai ishte në Tiranë, takova Ausilion dhe qëndruam gjatë duke biseduar. Për mua është një motiv shumë i madh, nuk mund të ndaloj së punuari për të shkuar te Interi”, ka thënë Ramadani. Mesfushori shqiptar 27-vjeçar foli më pas për idenë për të luajtur me bashkatdhetarin e tij Kristjan Asllani.
“Unë përshtatem shumë shpejt. Asllani është më teknik se unë, por unë bëj gjëra të tjera. Mund të luaj me një ose dy mesfushorë qendrorë, nuk ka problem”, ka shtuar Ramadani.