Ylber Ramadani, ndër lojtarët që ka vrapuar më shumë në ‘Euro 2024’

20 shtator 2024 | 12:18

Ylber Ramadani është pa dyshim “maratonomaku” i skuadrës kombëtare të Shqipërisë. Mesfushori kuqezi është një prej lojtarëve që vërteton potencialin që ai ka në çdo ndeshje që luan me Shqipërinë.

Ndoshta, kjo është edhe një nga arsyet se pse trajneri Sylvinho e ka kthyer në një pikë referimi dhe në një lojtar të pazëvendësueshëm për ekipin kombëtar. Në raportin e fundit teknik të skuadrave pjesëmarrëse në “Euro 2024”, të publikuar nga UEFA, Ylber Ramadani është një nga futbollistët që ka përshkruar më shumë kilometra në fushë në ndeshjet e zhvilluara me Shqipërinë në “Euro 2024”.

Ramadani ka një mesatare prej 12.51 km për ndeshje dhe është renditur i pesti në klasifikimin e lojtarëve që ka vrapuar më shumë në fushë. Djaloshi shqiptar ka lënë pas emra të mëdhenj të futbollit evropian si Granit Xhaka, Declan Rice, Joshua Kimmich, Tomas Soucek dhe Giorgi Kochorashvili.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avokati Xhevdet Smakiqi ka kërkuar nga Prokuroria Speciale që Dejona…