Ylfete Fanaj zgjedhet ministre në qeverinë e kantonit të Luzernit

14 maj 2023 | 15:26

Politikania me prejardhje nga Kosova, Ylfete Fanaj është zgjedhur ministre në qeverinë e kantonit të Luzernit.

Përmes saj, Partia Social Demokrate ka arritur të rikthehet në qeverinë e Luzernit të Zvicrës.

“PS-ja arriti të rikthehet në qeverinë e Luzernit me Ylfete Fanaj të dielën – pas tetë vitesh mungesë. U zgjodh gjithashtu kandidati për SVP Armin Hartmann. Kështu, ekzekutivi është i kompletuar dhe dukshëm me më shumë gra se në tetë vitet e fundit”, raporton “swissinfo.ch”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kancelari gjerman Olaf Scholz ka premtuar gjatë takimit me presidentin…