Yll Buleshkaj zgjedhet drejtor i Agjencisë Kundër Korrupsion
Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë zgjedhur Yll Buleshkajn drejtor të Agjencisë Kundër Korrupsion.
Ai ka marrë 62 vota. Kurse, kundër-kandidati i tij, Visar Krasniqi ka marrë ka marrë 2 vota.
Mandati i drejtorit të Agjencisë Kundër Korrupsion është pesë vjet.
Kush është Yll Buleshkaj?
Në prag të zgjedhjeve të 14 shkurtit 2021, mbledhjet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve po mbaheshin me tensione të shumta. Kjo pasi KQZ kishte kërkuar një mendim nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, lidhur me kandidatët nëpër lista që ishin shpallur fajtorë për vepra penale.
KGjK i kishte rekomanduar/ përgjigjur KQZ-së, që kandidatët me vepra penale, të mos certifikoheshin, ashtu siç e kërkon edhe ligji. Mes këtyre emrave, ishte edhe numri një në listën e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti (tani kryeministër).
Derisa në Kosovë, po zhvillohej debat i zjarrtë lidhur me këtë çështje, çdo mendim e rekomandim atëkohë dukej se kishte rëndësi të madhe. I tillë ishte edhe rekomandimi i Zyrës për Regjistrimin e Partive Politike, që kryesohet nga z.Yll Buleshkaj. Rekomandimi i kësaj zyre, ishte që ‘të certifikoheshin të gjithë kandidatët’.
“Ne i kemi udhëzu ashtu siç mendojmë që është dashtë të veprojnë, pra të certifikohen të gjithë”, pati deklaruar vet z. Buleshkaj në një prej deklaratave në janar 2021.
Duke qenë se rekomandimi i Zyrës që udhëhiqte Buleshkaj, ishte në kundërshtim me rekomandimin e KGjK-së, partitë si PDK e LDK, e quanin si ‘shkelje të demokracisë’, rekomandimin e Zyrës së udhëhequr nga Buleshkaj.
Vet Buleshkaj, ishte justifikuar se nuk kishin pasur kohë t’i shqyrtonin të gjitha rastet.
Buleshkaj u bë një prej personave të preferuar të Lëvizjes Vetëvendosje.