Yll Hoxha dhe Përparim Islami largohen nga Gjilani

02 gusht 2023 | 14:55

Mbrojtësi Yll Hoxha është larguar nga Gjilani, sikurse edhe anësori tjetër Përparim Islami.

“Shokë dhe sportdashës, me anë të këtij postimi dua t’ju lajmëroj se aventurës time si futbollist i SC Gjilanit i ka ardhur fundi. Ishin dy vite me shumë mund dhe sakrifica të njëpasnjëshme ku arritëm një herë finalen e Kupës së Kosovës dhe luajtëm për dy vite në garat evropiane me fanellën gjilanase”, ka thënë Hoxha.

“Afër 80 ndeshje me këtë fanellë, mijëra minuta në fushë nëpër ndeshje zyrtare e trefish aq kohë e kaluar në stërvitje më bëjnë krenar dhe të lumtur që dhashë çdo gjë që pata mundësi për skuadrën. Faleminderit të gjithë atyre që na qëndruan afër mes vështirësive të mëdha që kaluam e po ashtu faleminderit edhe Skifterave që ishin çdo herë krahë nesh. Për të ardhmen time dhe sfidat e radhës do iu njoftoj shumë shpejtë”, ka deklaruar Hoxha.

 

Përparim Islami largohet nga Gjilani, Lajmin e ka bërë të ditur vet ai në rrjetin social Facebook.

‘’Të nderuar, deshta të ju njoftoj se nga sot nuk jam më pjesë e  SC GJILANIT”, ka shkruar ai.

“Falenderoj shum stafin të cilët punuam sbashku gjatë kësaj periudhe 1 vit    sa isha pjesë e SC Gjilanit sepse kishim shumë probleme, një falenderim shkon për gjithë bashkëlojtarët e skuadrës, e falënderim kanë të gjithë tifozët SKIFTERAT të cilët na kanë qëndruar gjithmonë afër dhe na kanë përkrahur’’.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano, ka takuar drejtorin e…