Yll Hoxha: Më erdhi keq për Prishtinën
19 maj 2019
| 19:44
“Heroi” i Feronikelit në ndeshjen vendimtare me Prishtinën, Yll Hoxha ka thënë se s’ka pritur që të realizonte në këtë ndeshje.
“Ishte mjaft e vështirë duke pas parasysh se Prishtina na ndoqi gjatë gjithë vitit. Duke pas parasysh se ka cilësi brenda dhe traditë ishte e vështirë shumë, por ashtu e arritëm. Në fakt s’kam prit të realizoj, por të asistoj. Asistet ishin vendimtare në disa ndeshje me radhë, por të bësh gol në këtë ndeshje është qershia mbi tortë edhe pse më erdhi keq për Prishtinën, sepse kam kaluar në gjenerata aty, por tani jam pjesë e Feronikelit dhe jap maksimumin tim”, ka thënë ai.
Në fund, Hoxha ka pranuar se kanë marrë premtime për premi, por nuk e di sa do të jetë ajo.