YLL NUHA NJË TALENT I RI QË KA NISUR TË SHKËLQEJË NË FUTBOLLIN GJERMAN

31 korrik 2021 | 15:31

Lulzim Sahiti

Një talent i ri në futboll duket se po ecën në rrugën e duhur dhe me hapa të sigurtë. Tashmë ai konsiderohet një futbollist me perspektivë për të ardhmën e futbollit gjerman.

Pra, fjala është për Yll Nuhën, i lindur më 18. 10. 2010 (familja e tij emigroi nga Nerodimja e Epërme-Ferizaj), në Coesfeld të Gjermanisë. E sotmja por edhe e ardhmja e këtij futbollisti, duken në rrugë të mbarë. Falë talentit por më shumë punës e përkushtimit të përditshëm, Ylli (10-vjeçar) me lojën e tij magjike dhe brilante ka lënë përshtypje sikur ka lindur Lionel Messi i Kosovës. Talenti, stili, pamja fizike, karakteri dhe teknikat e tij në lojë, janë tregues në vete që të jepin pamjen e një futbollisti të lindur, i cili padyshim do të ecë përpara.

2FAB280C-F301-4345-B9E1-A14E2F9E567E.jpg

Pamje nga sukseset e futbollistit të ri ambicioz, Yll Nuha

Duke u bazuar gjithnjë në të dhënat e prindërve (Arsimit dhe Ajshes), Ylli i ardhshëm i futbollit lindi me dashurinë për topin. Ai qysh në muajt e parë të lindjes si tij, kishte luajtur vetëm me top, besa flinte edhe me te. Por meqenëse për prinderit ishte djal dëshiri, njëherit ishin shumë larg botës së futbollit ata nuk e dinin qe Ylli kishte këtë talent të lindur. Për fat talentin e tij e kishte zbuluar rastësisht trajneri gjerman, Werner Feugmann kur Ylli ishte vetëm 4-vjeçar. Konkretisht ai kishte rastisur të ishte në një fushë futbolli dhe si zakonisht ai luante me top edhe atë me këmbë të majtë. Ndërsa trajneri gjerman ishte mahnitur dhe për një çast kishte ftuar një trajner tjetër duke i thënë: “Eja shiko se ne këtu kemi një talent të vogël!” Ai në vazhdim kishte pyetur prindërit e Yllit: “A luan në ndonjë ekip ky fëmijë i talentuar?” Trajneri me përkatësi gjermane pa e zgjatur tutje kishte kërkuar nga ta që menjëherë të kishte në ekipën e tij në DJK Dülmen.

D4F22E4F-2B4E-47F6-ABBD-C249AE2BB7D2.jpg

Ylli me trajnerin e vet, Werner Feugmann

Aty ku dhe fillon Ylli karrierën e tij si futbollist duke i dhënë këtij ekipi shumë medalje si dhe vendin e parë në kategorinë e quajtur “Mini-Kicker”. Në këtë ekip, Ylli mori hapat e parë të futbollit. Pastaj, ka vazhduar pjesëmarrjen e tij në shumë turniere. Me lojën brilante dhe me teknikat e tij fenomenale, Ylli kishte mahnitur shumë trajnerë e shikues futbolli. Aty filluan kerkesat nga shumë ekipe tjera. Kështu që nga DJK Dülmen kaloi në ekipin “Teufel te Marl – Hüls” ku kishte luajtur për disa vite. Ndërkaq, dita-ditës kërkesat nga ekipe tjera të mëdha vinin duke u rritur në vazhdimësi mirëpo prindërit e Yllit kishin vendosur që ai edhe për disa vite, deri në një moshë më madhore të luaj për “TuS – Haltern am See”. Duke parë talentin e Yllit qysh kur ishte i vogël, Shoqata “DFB-Stützpunkte” që promovon talentët e rinj në të gjitha vendet e botës, pas disa vitesh e kishte kërkuar Yllin që të bëhet anëtar i Shoqatës në fjalë. Përndryshe Ylli tash është lojtar i “TuS – Haltern am See” dhe pjesë e “DFB-Stützpunkte”. Hëpërhë është i angazhuar gjatë gjithë ditëve të javës me stërvitje në të dy ekipet si dhe gjatë fundjavëve në turniere e lojë të ndryshme. Vlen të përmendet se Ylli ka sjellë edhe medaljen e vendit të parë në Shkollën e tij të quajtur “Paul – Gerhard – Schule”. Pra, në turnirin e mbajtur për shkolla në qytetin e Dülmenit, ai shënoi shumë gola dhe mahniti të gjithë pjesëmarrësit në këtë trunir të futbollit të vogël duke zënë vendin e parë. E veçanta e Yllit është atdhedashuria e tij e flaktë, i cili e manifeston atë pas çdo goli të shënuar duke bërë gjithnjë me duar shqiponjën dykrenare. Aktualisht, Ylli vijon mësimet në këtë shkollë të lartpërmendur, përkatësisht është nxënës i klasës së katërt, ndërkaq trajner personal ka të angazhuar ish-futbollistin kosovar Shaban Maloku, i cili si trajner ka arritur sukses të madh me grup-moshat e reja, gjegjësisht me ekipin e Turu-Düsseldorf E2 dhe E1, në vitin 2003-2004, ku dy herë radhazi ishin shpallur kampion.

Shprehjen: “Talent lind, nuk bëhesh”, këtë e vërteton plotësisht Yll Arsim Nuha, i cili me punë dhe stërvitje intensive do të arrijë një karrierë të suksesshme saqë në të ardhmën do të luaj edhe për kombëtaren e Kosovës.

 

Suksese në karrierë!

 

C1713C30-3A5A-4D02-89FD-7A8A98CFD6B7.jpg

Yll Nuha gjatë stërvitjeve

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rektori i Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM), prof.dr.Alush Musaj,…