Ylli apo Peja, kush do të triumfojë në Ligën Unike?

21 prill 2022 | 13:00

Sonte është superfinalja e Ligës Unike mes Golden Eagle Yllit dhe Pejës. Një finale e ëndrrave. Kampioni kundër nënkampionit. Vendi i parë kundër të dytit.

Këto dy skuadra ishin takuar edicionin e kaluar në finale në Durrës, ku therandasit fituan 79:82, duke triumfuar në edicionin e parë dhe historik të Ligës Unike. Ylli më pas fitoi edhe Superkupën Mbarëkombëtare.

Në këtë edicion, skuadra nga Theranda përfundoi garat e rregullta në vendin e parë me 13 fitore dhe një humbje, kurse ajo nga Peja me nëntë fitore e pesë humbje, duke u renditur e dyta.

Ylli në gjysmëfinale mundi Teutën 84:82, kurse Peja eliminoi Prizrenin 16 me rezultat 98:94.

Në dy përballjet e këtij edicioni në Ligën Unike, fitore ka shënuar Ylli, që është edhe kampion i Kosovës, duke mundur në finale të “play-off”-it, pikërisht Pejën.

Final 4 po zhvillohet në palestrën ‘Karagaçi’ të Pejës dhe pritet një spektakël në tribuna dhe parket. Finalja mbyll edicionin e sivjetmë të Ligës Unike dhe do të transmetohet ekskluzivisht në Art Motion, Kujtesa dhe Klan Kosova.

Nga ora 17:00 takohen Teuta e Durrësit dhe Prizreni 16, një duel i vlefshëm për vendin e tretë të kësaj gare.

ORARI

E enjte
17:00 Teuta – Prizreni 16
20:45 Golden Eagle Ylli – Peja

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Hungaria dëshiron të shohë detajet e një propozimi të Bashkimit…