Ylli – Bashkimi, derbi i javës në basketboll
Të shtunën, me përballjen në mes të Rahovecit dhe Boreas që do të luhet me fillim nga ora 17:00 në palestrën e sportit “Shani Nushi” në Gjakovë, do të nisë xhiroja e tetë në Superligën e Kosovës në basketboll.
Rahoveci në shtatë xhirot e para ka regjistruar 6 fitore e 1 humbje, kurse Borea ka bilanc prej 2 fitoresh e 5 humbje. Ndërkaq po të shtunën në program është dueli në mes të Trepçës dhe Z Mobile Prishtinës. Ky takim do të luhet në orën 19:00 në palestrën e sportit “Minatori” në Mitrovicë. Trepça në shtatë xhiro ka realizuar 2 fitore e 5 humbje, kurse Z Mobile Prishtina ka bilanc prej 6 ndeshjesh e po aq fitore.
Të dielën në program janë dy ndeshje të tjera, ku në orën 17:00 në palestrën e sportit “13 Qershori” në Suharekë Golden Eagle Ylli e pret Bashkimin, kurse dy orë më vonë në palestrën e sportit “Sezai Surroi”, Ponte Prizreni e pret Lipjanin. Golden Eagle Ylli ka bilanc prej 4 fitoresh e 3 humbjesh, kurse Bashkimi ka regjistruar 3 fitore e 4 humbje. Ponte Prizreni në shtatë xhiro ka shënuar 3 fitore e 3 humbje, kurse Lipjani ka realizuar 1 fitore e 6 humbje.
/Epoka e re/