Ylli Behluli lanson këngën “Krizë për dashni”

06 qershor 2022 | 15:16

Ylli Behluli  ka filluar të merret me muzikë që nga fëmijëria mirëpo me projekte dhe këngë është aktiv këto dy vitet e fundit ku edhe ka realizuar dhjetë projekte, tri këngë me vidoklipe ndërsa tjerat janë këngë te përpunuara popullore.

Ylli Behluli së fundmi ka lansuar këngën e re të titulluar “Krizë për dashni” me tekst të Abaz Selmanit, muzika Emin Aliu dhe  orkestrim të Egzon Bajraliut , ndërsa videoklipi është realizuar nga Blerim Salillari.

Ylli, është një këngëtar që në të ardhmen premton shumë dhe ka një zë melankolik. Gjatë verës ka qenë i angazhuar edhe nëpër ahengje të ndryshme familjare dasma dhe mbrëmje rinore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve…