Ylli dhe Trepça përballen në Vlorë në finalen e Ligës Unike
Festivali i basketbollit në Vlorë do të përmbyllet sonte me super finalen mes Golden Eagle Yllit dhe Trepçës.
Ndeshja zhvillohet nga ora 19:00 në Vlorë, ku nga 27 Marsi është zhvilluar Final 8 Liga Unike Lajthiza, me pjesëmarrjen e tetë skuadrave, katër nga Kosova dhe katër nga Shqipëria.
Ylli kërkon titullin e dytë të Ligës Unike, që është formuar nga Federata e Basketbollit e Kosovës dhe Federata Shqiptare e Basketbollit, derisa mitrovicasit titullin e parë në këtë ligë. Mitrovicasit kishin triumfuar në Superkupën Mbarëkombëtare.
Therandasit në çerekfinale fituan ndaj Tirana Neptun me shifrat 56:92, derisa në gjysmëfinale ndaj Pejës 91:62, kurse Trepça në çerekfinale fitoi ndaj Kamzës 90:46, kurse në gjysmëfinale ndaj Sigal Prishtinës 83:80.
Kjo është hera e tretë radhazi që Ylli gjendet në finale. Gjithashtu sonte shpallet edhe lojtari më i mirë i Final 8, MVP.
Ndeshja për vendin e tretë e paraparë mes Pejës dhe Sigal Prishtinës, nuk do të zhvillohet për shkak të tërheqjes së klubit bardhekaltër. /Telegrafi/