Ylli e barazon serinë finale, kampioni vendoset në Mitrovicë

19 maj 2024 | 21:44

Ylli ka arritur ta barazojë në 2:2 serinë finale në “play-off”-in e basketbollit kosovar.

Suharekasit triumfuan 75:71 në shtëpi ndaj Trepçës në finalen e katërt. Pjesa e parë ishte gati e barabartë dhe u mbyll me epërsi të lehtë të Trepçës.

Megjithatë, në dy çerekët e fundit, Ylli arriti të krijonte epërsi dhe ta ruante atë deri në fund.

Ndeshja e pestë dhe e fundit finale zhvillohet të enjten me fillim nga ora 19:00.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“The Guardian”, duke iu referuar raportimit të televizionit shtetëror të…