
Ylli e fiton dramën ndaj Pejës
22 mars 2025
| 22:12
E treta fitore radhazi për “Xhebrailat”. Golden Eagle Ylli e ka mposhtur Pejën në palestrën “13 Qershori” në Suharekë me rezultat 72-64.
Mysafirët e nisën furishëm këtë ballafaqim, duke shkuar në epërsi 0-12, por që fraksionin fillestar në fund e mbyllën vetëm me tri pikë diferencë, 16-19.
Megjithatë suharekasit u rikthyen në 10 minutat e dyta, duke e mbyllur pjesën e parë 42-36.
Peja u rikthye sërish në periodën e tretë, duke hyrë në çerekun e fundit në avantazh prej një pike, 58-59.
Por vendasit festuan në fund, duke triumfuar në dramën e vërtetë të luftuar në terenin e tyre në Suharekë.