Ylli e kërkon fitoren ndaj Bashkimit dhe kalimin në gjysmëfinale të ‘play-off’-it
Sot, Golden Eagle Ylli do ta kërkojë fitoren e cila të dërgon në gjysmëfinale të “play-off-it”, në Superligën e basketbollit.
Suharekasit udhëtojnë për t’u përballur me skuadrën e Bashkimit. Ndeshjen e parë, ekipi therandas e kishte fituar bindshëm 87:69.
Në përballjen e parë, basketbollisti më efikas i Yllit ishte Alonzo Verge Jr me “double-double”, 26 pikë e 12 asistime. Ai u ndihmua edhe nga dyshja Grimes e Nesbitt me 17, respektivisht 12 pikë.
Në krahun tjetër, për prizrenasit nuk kryen punë 27 pikët e Lejson Zeqirit. Edicionin e rregullt, Ylli e përfundoi në pozitën e tretë me 19 fitore e nëntë humbje, kurse Bashkimi i gjashti me 11 fitore e 17 humbje.
Në gjysmëfinale kualifikohet skuadra që i shënon dy fitore, ku i pret Peja, e cila e ka përparësinë e fushës në gjysmëfinale. Përballja mes Bashkimit e Golden Eagle Yllit zhvillohet të enjten me fillim nga ora 18:00.