Ylli i Atleticos është synim i Arsenalit  

23 shkurt 2022 | 17:24

Arsenali është vënë në gjurmët e sulmuesit të Atleticos së Madridit, Joao Felix.

Sipas “El Chiringuito”, trajneri i “Topçinjve”, Mikel Arteta, duke pasur parasysh largimin e Aubameyang për në Barcelonë dhe largimin e mundshëm të Lacazette dhe Nketiah, dëshiron të përforconte repartin ofensivë me talentin portugez, i identifikuar si sulmuesi ideal për sezonin e ardhshëm. Arsenali, në verë, mund të bëjë një ofertë për sulmuesin, me Simeones që duket se dëshiron ta zëvendësojë Gonçalo Guedes të Valencias.

I blerë për 120 milionë euro nga Benfica pak vite më parë, Joao Felix nuk përmbushi pritshmëritë e shumta që tifozët londinezë kishin për të. Në vend të Griezmannit, që shkoi te Barcelona, portugezi nuk bëri kurrë kapërcimin e madh në cilësi. Arsenali, megjithatë, mund të jetë gati për të shpenzuar të njëjtën shumë që Atletico i pagoi për ta pasur atë në skuadër. “Los Colchoneros” e dimë mirë se e vetmja mënyrë për të rikuperuar shumën që shpenzuan për Felix do të ishte shitja e tij në një klub të Premier League-s.

Këtë vit ai ka shënuar vetëm 3 gola, ndërsa në total me Atleticon ka realizuar 23 gola në 100 ndeshje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Moska ka reaguar ndaj sanksioneve që Shtetet e Bashkuara kanë…