Ylli i Barcelonës mund të ishte i Manchester Unitedit, moti i ftohtë pengoi transferimin
18 tetor 2019
| 12:32
Ivan Rakitic në merkaton e kësaj vere mund të ishte bërë një lojtar i Manchester United, por shkaku që ky transferim ka dështuar ishte moti i ftohtë.
Mesfushori kroat nuk ishte kundër largimit nga Barcelona, por dëshironte një skuadër që luante në një shtet ku klima nuk është shumë e ftohtë, pasi Rakitici gjatë kësaj periudhe është mësuar të luajë në qytete që mbizotërojnë kryesisht temperaturat e larta.
Lajmi raportohet nga “Daily Mail” që zbulon arsyet se përse ky transferim i bujshëm merkatoje nuk është konkretizuar, pikërisht sepse në Manchester është shumë ftohtë.