Ylli i Barcelonës refuzon kalimin në Juventus
29 prill 2020
| 16:30
Sot është folur shumë për një shkëmbim të mundshëm të regjisë së dy formacioneve, ku Pjaniç do të shkonte në Barcelonë dhe Arthur do të lëvizte në kahun e kundër drejt Juventusit.
Kanë qenë të shumta mediat që i kanë bërë jehonë këtij shkëmbimi, por një nga të interesuarët e drejtpërdrejtë, i ka vënë kapak çdo gjëje.
Braziliani Arthur, duke folur për “Sport”. Është shprehur i kënaqur për zërat e merkatos, por i ka deklaruar dashurinë e tij Barcelonës.
“Interesimi i klubeve të mëdhenj më pëlqen shumë, por e kam të qartë idenë për të ardhmen time: do të qëndroj me fanelën blaugrana”.