
Ylli i Bayernit i shpëton burgut
27 tetor 2021
| 12:44
Mbrojtësi i Bayern Munchen, Lucas Hernandez i shpëton burgimit. Gjykata e Madridit ka pranuar apelin e futbollistit të Bayernit, i cili ishte dënuar me gjashtë muaj burg për shkak se nuk kishte respektuar urdhrin e mbrojtjes së vendosur pas një episodi të dhunës në familje.
Mbrojtësi francez është gjobitur me 96 000 euro. Urdhri i mbrojtjes u lëshua në vitin 2017 për vetë lojtarin francez dhe të dashurën e tij, Amelia Ossa Llorente, pas një debati të dhunshëm që ata patën.
Vajza u dërgua në spital me plagë të lehta, ndërsa Hernandez u akuzua për dhunë në familje, ndonëse askush prej tyre nuk kishte ngritur akuzë. Por më pas ata u rikthyen sërish bashkë në Spanjë pasi u martuan.