![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/02/covid.jpg)
Ylli i Bayernit infektohet me Covid
11 shkurt 2021
| 11:36
Lajme aspak të mira për Bayernin në prag të finales së sotme ndaj Tigres (19:00).
Skuadra “bavareze” do të sfidojë ekipin meksikan të Tigres. Në këtë ndeshje trajneri Flick nuk do të ketë në dispozicion Thomas Mullerin, i cili ka rezultuar pozitiv me Covid-19.
Sulmuesi gjerman do të futet në izolim, teksa do të humbasë edhe ndeshjen e programuar që të luhet të hënën kundër Arminia Bielefeld. Në këtë ndeshje do të mungojnë edhe Boateng, Martinez dhe Goretzka.