Ylli i City dërgohet në burgun e sigurisë së lartë në Britani

05 janar 2022 | 13:41

Ylli i akuzës për përdhunim Benjamin Mendy, është transferuar në një nga burgjet më të zymta të Britanisë, mes frikës për sigurinë e tij.

Sipas medias britanike “The Sun”, 27-vjeçari i kaloi Krishtlindjet në burgun e sigurisë së lartë Strangeways.

Mbrojtësi francez mbi të cilin rëndojnë shtatë akuza për përudhnim u dërguar në Manchester më 23 dhjetor. Gjithashtu dhe bashkë i pandehuri Louis Saha Matturie, 40 vjeç mësohet se është zhvendosur atje në të njëjtën kohë.

Burimet janë shprehur për “The Sun” se ndryshimi erdhi nga akuza e shtatë për përdhunim ndaj Mendyt pasi frika u rrit për sigurinë e tij aty ku ndodhej. Mendy, nga Prestbury, Cheshire, akuzohet për shtatë akuza për përdhunim dhe sulme seksuale që përfshinin katër gra.

Matturie, nga Eçles, Gtr Manchester, përballet me gjashtë akuza për përdhunim dhe një sulm seksual. Ata priten të dalin para gjykatës të premten (7 janar).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bedri Zeneli nga Gjakova shpall të pavlefshme diplomën e gjimnazit…