Ylli i City-t po lahej në det kur e dashura i kontrollon telefonin, shikoni sherrin e çiftit në Greqi
27 qershor 2022
| 11:52
Sulmuesi i Manchester City, Phil Foden, është bërë së fundmi protagonist i një episodi së bashku me partneren e tij. Teksa ndodhen me pushime në Korfuz, ata janë filmuar duke bërë një sherr të madh.
Sipas medieve të huaja, 22-vjeçari ishte duke u larë në det kur e dashura e tij i ka kontrolluar telefonin. Mesa duket ajo ka lexuar disa mesazhe të futbollistit që kanë shkaktuar një debat të madh mes çiftit.
Të pranishmit kanë kapur në video momentin kur Rebecca, e dashura e yllit të City-t i bërtet atij, duke i kërkuar llogari për mesazhet që gjendeshin në telefonin e tij.
Dyshja, që ka dy fëmijë dy fëmijë së bashku, ka debatuar me tone të ashpra, me shkakun e sherrit mes tyre që mbetet ende për t’u zbuluar.