Ylli i Cityt mungon një muaj

23 dhjetor 2022 | 11:21

Manchester City pësoi një goditje të shkaktuar nga Kupa e Botës pasi Ruben Dias u përjashtua deri në një muaj.

Sportsmail kupton se Ruben Dias pati një problem me kofshën e tij gjatë fitores së Portugalisë në 1/8 e finales ndaj Zvicrës, por vazhdoi të luante gjatë turneut.

Mbrojtësi qendror qëndroi në fushë për 90 minutat e plota pasi Portugalia u eliminua nga Maroku katër ditë më vonë dhe nuk është stërvitur me Cityn që nga kthimi i tij nga Katari.

Një vlerësim fillestar theksoi se Dias, një nga pesë kapitenët e klubit, do të humbasë pesë ndeshjet e ardhshme të Cityt pas fitores 3-2 ndaj Liverpoolit në Kupën Carabao.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me rastin e 33-vjetorit të themelimit të Lidhjes Demokratike të…