Ylli i Gjermanisë mungon ndaj Hungarisë
21 qershor 2021
| 14:25
Prestigjiozja gjermane “SportBild” raporton se Thomas Muller nuk do të jetë i gatshëm për sfidën e fundit të grupeve ndaj Hungarisë.
31-vjeçari ka pasur probleme fizike dhe rrezikon gjithashtu dhe ndeshjen e fazës së 1/8-ave. Ende nuk është e qartë motivi i kësaj lodhje fizike, por Joachim Low rrezikon të mos ketë të gatshëm një nga lojtarët kryesor të pancerave.
Gjermania renditet e dyta në Grupin F, nga ku e para klasifikohet Franca dhe më pas Portugalia dhe Hungaria.