Ylli i Hollywoodit paguan kreditë e fermerëve me vlerë 500 000 dollarë
21 nëntor 2018
| 11:44
Ylli i Hollywoodit, Amitabh Bachchan, ka paguar kreditë e fermerëve në Indi me vlerë më shumë se 500 000 dollarë. Ai ka shkruar në blogun e vet të martën se kishte marrë nën kujdesin e tij 1 398 fermerë duke ua paguar borxhet.
Të gjithë fermerët janë nga shteti verior i Uttar Pradesh, ku Bachchan ka lindur. Dhjetëra fermerë indianë “luftojnë” me borxhet që kanë.