Ylli i K-Pop gjendet e vdekur në banesë në moshën 25-vjeçare
14 tetor 2019
| 15:11
Ylli i K-pop, Sulli është ndarë nga jeta në moshën 25-vjeçare.
Këngëtarja u gjet e vdekur nga menaxherja e saj brenda në banesë në Seul, Korenë e Jugut.
Policia po heton shkakun e vdekjes së Sullit.
Nuk përjashtohet mundësia që ka vrarë veten. Ylli korean, që ka më shumë se 5 milionë ndjekës në “Instagram”, ishte anëtare e grupit F(x) derisa u largua në vitin 2015 për t’u përqendruar në karrierën e saj në aktrim.
Sulli ishte shoqe e ngushtë e yllit të K-pop, Jonghyun që vrau veten në moshën 27-vjeçare në vitin 2017.