Ylli i Kosovës kërkohet nga skuadra e Premier Ligës
24 dhjetor 2018
| 17:44
Sulmuesi i Përfaqësueses A, Arbër Zeneli që është shpallur nga Federata e Futbollist të Kosovës i lojtari më i mirë për vitin 2018, është kthyer në një prej futbollistëve më të kërkuar të momentit.
Me paraqitjet e tij ai ka arritur të tërheqë vëmendjen e shumë klubeve të cilat janë të gatshëm të paguajnë për shqiptarin e Kosovës. Aktualisht 23-vjeçari luan në kampionatin holandez te Heerenveeni, teksa këtë sezon ai ka kontribuar në 11 gola, duke gjetur rrugën e rrjetës 3 herë dhe duke asistuar 8 herë.
Për sulmuesin e Kosovës ka oferta nga Fiorentina, Galatasaray, Fenerbahce dhe Genoa. Së fundi në listën e gjatë të ekipeve të interesuara për të është shtuar edhe skuadra e Rafael Benitezit, Newcastle.