Ylli i Kosovës nxjerrët në shitje

07 shkurt 2019 | 15:55

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Donis Avdijaj nuk do të jetë pjesë e skuadrës holandeze Willem II.

Lajmi është konfirmuar nga mediet holandeze, të cilat bëjnë me dije se drejtuesit e Willemit e kanë nxjerr Avdijajn në shitje. Avdijaj në fund të muajit dhjetor është suspenduar nga klubi për shkak të thyerjes së rregullave dhe gjithashtu muajin e shkuar është larguar nga kampi stërvitor në Spanjë për shkak të lëndimit të gjurit.

E ardhmja e Avdijajt mund të jetë në Rusi, Poloni, Suedi, Zvicër ose SHBA pasi janë ligat e vetme ku afati kalimtar është ende i hapur.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Amerikë, Vlora Çitaku, ka…