![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2025/02/Golden-State.jpg)
Ylli i Miami Heat transferohet tek Golden State
Pas Lakers dhe Bucks në merkato lëvizin edhe Warriors.
Xhimi Batler do të jetë një lojtar Golden State në një shkëmbim ku janë përfshirë plot katër skuadra.
Warriors morën Batler dhe dërguan në Majemi Enndrju Wigins, Kaj Anderson dhe një zgjedhje të draftit të 2025. Golden State dërguan Denis Shrewderin te Utah Jazz, të cilët dërguan P.Xh.Taker në Majemi. Detroit lehtësoi shkëmbimin duke marrë Xhosh Riçardson nga Majemi dhe Lindi Uotërs III nga Goldën Stejti.
Thelbi i këtij shkëmbimi të madh ka qenë transferimi i Batler në San Francisko. Heat u liruan nga një peshë e madhe pasi Batler u kishte shprehur publikisht dëshirën se kërkonte të largohej nga Florida. Jo më kot Majemi e pezulloi lojtarin plot tri herë.
Batler gjeti akordin ekonomik me Warriors duke firmosur një akord 2-vjeçarë prej të cilit do të përfitojë 121 milionë dollarë.