Ylli i muzikës botërore, Bryan Adams koncert madhështor për herë të parë në Shqipëri

22 shkurt 2025 | 20:44

Bryan Adams, këngëtari dhe kompozitori i mirënjohur botëror vjen në Shqipëri.

Kanadezi Adams do të mbajë një koncert madhështor më 2 maj 2025 në Tiranë, në Pallatin e Kongreseve. Autori i hiteve botërore “Everything I do” apo “Please forgive me”, i cili vjen për herë të parë në Shqipëri, do të dhurojë emocione për fansat e tij.

Bryan Adams ka shitur më shumë se 65 milionë albume në të gjithë botën dhe është fitues i shumë çmimeve. Disa nga këngët e Adams janë dhe kolona zanore të filmave. Kujtojmë këngën “Heaven” e shkrurar për filmin “A Night From Heaven”, apo dhe kënga “Everything I do” për filmin “Robin Hood: Prince of Thieves”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Demë Elshani, vetë është i pakapshëm, por bashkëpunëtorët po del…