Ylli i Napolit preket nga Covidi

01 janar 2021 | 19:01

Victor Osimhen është prekur nga Covid-19. Vetë klubi i Napolit e ka bërë me dije diçka të tillë dhe tani sulmuesi i krahut do të duhet të futet në karantinë dhe pasi të dalë negativ do të bashkohet me skuadrën.

Osimhen është blerja më e shtrenjtë në historinë e Napolit. Nigeriani u ble nga Lille për shumën e 70 milion eurove, ndërkohë që te Napoli ai mungon për shkak dëmtimi prej disa kohësh.

Në mesin e muajit nëntor ai dëmtoi shpatullën me kombëtaren e tij gjatë një ndeshje kundër Sierra Leone. Për herë të fundit ai ka luajtur në Serie A më 8 nëntor, kundër Bologna.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka informuar se…