Ylli i NBA-s hedh në gjyq nënën e tij: Dua të kontrolloj vetë markën time

09 shtator 2022 | 15:39

Luka Donçiç vazhdon të dhurojë spektakël, por tashmë për kombëtaren sllovene në Evropianin e Basketbollit që po zhvillohet në Gjermani, në të cilin ka shënuar 83 pikë në dy ndeshjet e fundit.

Por ylli i Dallas Mavericks nuk e ka mendjen vetëm re basketbolli këtë javë, pasi ai e gjen veten në një mosmarrëveshje ligjore mbi kontrollin e markave tregtare që mbajnë emrin e tij. Gjëja më e habitshme është se në anën tjetër të “sherrit” është nëna e tij, Mirjam Poterbin, e cila nuk pranon t’i japë të drejtat sipas dëshirës.

Gazetari amerikan Marc Stein ka siguruar se atleti ka paraqitur një peticion të martën e kaluar pranë Zyrës së Patentave dhe Markave të Shteteve të Bashkuara (USPTO) për ta anuluar regjistrimin e “Luka Donçiç 7”. Sipas studios ligjore Brown Rudnick që përfaqëson Donçiç, të drejtat aktualisht i takojnë nënës së tij dhe ky hap i ndërmarrë nga slloveni është i fundit në një proces që tashmë ka akumuluar muaj më parë  dhe me të cilin ai synon kontrollin e plotë të markave me emrin e tij. “Kam shumë për të pritur pasi vazhdoj të rritem si lojtar dhe si person dhe është e rëndësishme për mua ta kontrolloj markën time”, ka thënë ai në një deklaratë për “The Stein Line”.

Ylli i NBA-s synon ta fitojë kontrollin e plotë të emrit të tij, markës së tij, fondacionit dhe të gjitha çështjeve tregtare që lidhen me të, pasi statusi i markave kontradiktore e pengon atë të përfitojë nga një emër i njohur në të gjithë botën.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Luka Doncic (@lukadoncic)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetarja e Prishtinës, Donjeta Sahatçiu, ka paraqitur top 10 gjërat…