Ylli i NBA-së: Pas titullit me Bucks dua edhe një trofe me kombëtaren time

21 korrik 2022 | 16:25

Basketbollisti grek Giannis Antetokounmpo, përmes një mesazhi në rrjetet sociale, ka konfirmuar praninë e tij me ekipin kombëtar në “Eurobasket 2022”.

Një lajm që ka gëzuar trajnerin e kombëtares helene Dimitris Itoudis, që ka thënë se do ta ndërtojë skuadrën që të jetë në dispozicion të yllit të NBA-së.

“Së shpejti me kombëtaren”, u shpreh Giannis Antetkounmpo, dy herë i shpallur MVP i sezonit të rregullt në NBA me skuadrën e Milwaukee Bucks. “Tani ka ardhur koha që të fitoj një trofe edhe me kombëtaren, që kjo sakrificë e punë të shpërblehet”, u shpreh më tej basketbollisti 27-vjeçar. Antetokounmpo ka mbërritur në Greqi në vitin 1994 si emigrant nga Nigeria. Greqia nuk fiton një turne ndërkombëtar që prej vitit 2005.

Në botërorin e vitit 2019 Greqia nuk arriti të shkojë në çerekfinale, ndaj Giannis kërkon të sigurojë një trofe me fanellën e kombëtares helene.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në hapësirat e Ministrisë së Drejtësisë, ministrja Albulena Haxhiu ka…