Ylli i NBA-së rrezikon sezonin

20 nëntor 2020 | 16:09

Pas një muaji do të nisë sezoni 2020-2021 në NBA, por skuadra e Golden State Warriors rrezikon të mos ketë sërish në radhët e saj Klay Thompson, një nga yjet e NBA-së. Lojtari nuk luajti thuajse gjithë sezonin e kaluar si pasojë e një dëmtimi në ligamentet kryq të gjurit të majtë.

Gjithsesi, këtë herë Thompson ka dëmtuar “thembrën e Akilit” dhe ky problem duket shumë serioz. Mediat amerikane konfirmojnë se lojtari do të kryejë orët në vijim një ekzaminim më të detajuar për të mësuar shkallën e dëmtimit, por klubi s’ka bërë me dije ende se sa kohë do të mungojë lojtari.

Një humbje e rëndësishme për Warriors, që këtë sezon synonin të riktheheshin në nivelin e dy viteve më parë, kur duelonin për titullin kampion dhe dominonin në NBA. Ky dëmtim prish disi planet e merkatos, pas tani klubi duhet të gjë një përforcim të denjë për Stephen Curry me shokë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Republikës së Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj…