Ylli i NBA-së: Sezoni ynë u shkatërrua për shkak të lëndimit tim

05 prill 2022 | 11:54

Sezoni 2021-2022 ka qenë me luhatje për skuadrën e Brooklyn Nets, që aktualisht renditet në vendin e 10-të në Konferencën e Lindjes në NBA. Ata kanë siguruar pjesëmarrjen në fazën “play-in”, ku do të luajnë një ndeshje shtesë për të hyrë në “play-off”. Gjithsesi, nga ekipi i Nets pritej më shumë këtë sezon, por mjaft ngjarje kanë kushtëzuar rezultatet e deritanishme. Kevin Durant, ylli i NBA-së dhe këtij ekipi, ka folur për paraqitjen e tij, duke thënë se lëndimi që ai pësoi pak kohë më parë ndikoi në rendimentin e skuadrës.

“Sezoni ynë u shkatërrua për shkak të lëndimit tim. Unë e shoh në këtë mënyrë. Lëndimi im dhe fakti që Irving ishte shpesh jashtë për shkak të protokollit ndikuan në rezultate”, ka thënë Durant.

Në kohën që Durant mungoi, skuadra e Brooklyn fitoi vetëm 5 nga 22 ndeshje. “Kur në fushë luajmë të gjithë bashkë më pëlqen ajo që bëjmë. Në ‘play-in’ nuk trembem nga rivalët, le të luajmë ndaj kujtdo. Më intereson vetëm të jemi të gjithë dhe të japim më të mirën, pasi fitorja do të vijë”, u shpreh Kevin Durant, dy tituj kampionë në NBA.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Brendshme, XhelalSveçla, ka pritur sot në…