Ylli i NBA-së: Vendosni maskat

08 korrik 2020 | 14:34

“Disney World Resort” në Orlando të Floridas po përgatitet të presë 22 skuadrat e NBA-s që do të luajnë pjesën e mbetur të sezonit të kampionatit më spektakolar të basketbollit në botë.

Padyshim shqetësimi është i madh duke parë situatën e rëndë në SHBA për shkak të pandemisë koronavirus që do të thotë se masat e sigurisë nga të gjithë personat e përfshirë në këtë kompeticion do të duhet të zbatohen me rigorozitet.

Por padyshim, masat e sigurisë sanitare duhen aplikuar edhe nga pjesa tjetër e popullsisë në SHBA kudo që të jenë dhe për këtë arsye nuk janë të paktë personalitetet në këtë vend që japin këshillën e tyre për t’i zbatuar ato dhe një prej tyre është edhe ylli i Golden State Warriors, Stephen Curry që bën apelin e tij teksa kërkon që çdo person të vendosë maskat dhe të ruajë distancimin social.

“Përshëndetje të gjithëve, jam Stephen curry dhe dua t’ju inkurajoj të gjithëve të vazhdoni të ruani distancimin social, të jini të sigurt dhe të kujdesshëm në çdo hap dhe në mënyrë të veçantë vazhdoni të mbani maskat. Është shumë e rëndësishme për të ndaluar përhapjen e këtij virusit, për të mbrojtur veten dhe të tjerët rreth jush dhe teksa të gjithë ne kërkojmë të gjejmë sadopak normalitetin, maskat do të jenë tejmase të rëndësishme”, ka thënë Curry.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pandemia Covid-19 ka goditur shumë biznese, duke ndikuar në ndërprerjen…