Ylli i PSG-së mungon ndaj Dortmundit
09 mars 2020
| 16:53
Përballja e dytë mes PSG-së dhe Borussia Dortmund do të zhvillohet në kryeqytetin francez dhe do të luhet me dyer të mbyllura, masë kjo për parandalimin e Coronvirusit.
Sikur të mos mjaftonte mungesa e tifozëve, tashmë francezët kanë dhe një problem tjetër. Sulmuesi Kylian Mbappe nuk është stërvitur ditën të hënën me ekipin dhe me shumë mundësi 20-vjeçari nuk mund të luajë ditën e mërkurë.
Kampioni i Botës është në gjendje gripale dhe nuk ka mundur të marrë pjesë në seancën stërvitore. Vendimi përfundimtar nëse ai do të jetë apo jo i grumbulluar do të merret ditën të martën.