Ylli i Shqipërisë bëhet hit me këpucët e veçanta sportive që mbante veshur sot ndaj Kroacisë
Pasi shënuam golin më të shpejtë ndonjëherë në një kampionat evropian në humbjen 2-1 ndaj Italisë, Shqipëria jonë vazhdoi të impresionojë edhe një herë sot, duke marr një barazim dramatik kundër Kroacisë (2-2) në ndeshjen e dytë të grupit në Euro 2024.
Një lojtar në veçanti u dallua, duke u bërë temë në mediat më të njohura botërore. Jasir Asanin, i cili asistoi te goli i shënua nga Qazim Laçi me një harkim të përsosur, u bë temë edhe pasi kishte bërë një zgjedhje speciale të këpucëve të ndeshjes së sotme.
29-vjeçari, i cili luan për Gwangju në Korenë e Jugut, doli në fushë me një palë këpucë sportive të personalizuara me imazhe të Super Mario Bros.
Në këmbën e tij të majtë, Asani kishte një imazh të hidraulikut ikonik italian të Nintendo, Mario, duke kërcyer në ajër pasi (me sa duket) goditi një breshkë dhe kishte mbledhur një sasi monedhash ari.
Në këmbën e tij të djathtë (po, ju e merrni me mend) ishte Luigi, vëllai i Marios dhe partneri i krimit në kaq shumë aventura video-lojërash.
Me Super Mario në këmbët e tij, Asani luajti një rol të rëndësishëm në barazimin ndaj Kroacisë.
What about Jasir Asani's custom boots? 😆#BBCEuros #Euro2024 #CROALB pic.twitter.com/Jk9NYyWCI9
— Match of the Day (@BBCMOTD) June 19, 2024
Megjithatë, sulmuesi shqiptar nuk është lojtari i vetëm që ka ardhur në Euro 2024 me këpucë me porosi, pasi edhe disa yje të tjerë kanë bërë të njëjtën gjë.
Roman Schmid (Austri),Ferland Mendy (Francë), Lamine Yamal (Spanjë) dhe Toni Kroos (Gjermani) u pane me këpucë speciale tani në Euro 2024.