Ylli i “Squid Game” fiton për herë të parë një çmim në “Golden Globes”

10 janar 2022 | 11:30

Ylli i serialit “Squid Game”, O Yeong-su, fitoi në moshën 77-vjeçare çmimin si aktori më i mirë joprotagonist për performancën e tij në dramën e prodhuar dhe transmetuar në Netflix.

Aktori veteran koreano-jugor, i cili nuk kishte fituar kurrë më parë një çmim në këtë turne, luan në serial rolin e Oh II-nam, gjithashtu të etiketuar edhe si “Lojtari 001”. Ai është aktori i parë korean që merr një çmim në “Golden Globes”.

O Yeong-su e nisi karrierën si aktor teatri, me më shumë se 200 role që nga viti 1967. Më pas, kaloi në televizion dhe kinematografi.

Që prej debutimit në Netflix në shtator 2021, “Squid Game” është shndërruar në serialin më të parë në platformë, në 94 shtete, nga 142 milionë të abonuar. Në tetor të vitit të kaluar, O Yeong-su zbuloi edhe sa shumë kishte ndryshuar jeta e tij që prej daljes së serialit. “Më duket sikur po fluturoj, më duhet të qetësohem dhe të organizoj mendimet”, tha ai në një intervistë për MBC.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ato që nisën si protesta paqësore dhe u përhapën shpejt…