Ylli mezi e mposhti Borën

16 shtator 2024 | 11:22

Golden Eagle Ylli e ka nisur me fitore edicionin 2024/2025 të Superligës së Kosovës në basketboll. Por Ylli ka hasur në vështirësi për ta mposhtur Borën, që për herë të parë paraqitet në elitën e basketbollit kosovar.

Të dielën mbrëma në palestrën “1 Tetori” në Prishtinë, Ylli fitoi me rezultatin 74:67. Bora e fitoi çerekun e parë me rezultat 27:13, ndërsa Ylli u përgjigj në çerekun e dytë, të cilin e fitoi 28:14. Pas 20 minutave lojë rezultati ishte 41:41.

Pas çerekut të tretë Ylli kishte vetëm një pikë epërsi, 54:53. Në çerekun e katërt, Bora ishte në epërsi deri 1:45 minuta para fundit. Pas epërsisë 67:64 të skuadrës vendase, Ylli barazoi në 67:67, kurse doli para 69:67, 1:21 minuta para fundit. Më pas realizoi vetëm skuadra suharekase që fitoi 74:67.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Proton Cable Prizreni e ka nisur me fitore kampionatin e…